Rita Ora zbulon projektin e ri në Kosovë

Mediat britanike shkruajnë për vizitën e Rita Orës në Kosovë,  duke zbuluar projektin që po realizon në vendlindje

 

Këngëtarja  është bashkuar me ekipin që qëndron pas dokumentarit më të fundit të Nirvanas për të prodhuar filmin e saj për kulturën rinore në vendlindjen e saj, Kosovën.

 

Në një intervistë për tabloidin britanik The Sun, Rita tha: “Jam në mes të xhirimeve të një dokumentari për kulturën vibrante të fëmijëve në Kosovë. 60% e popullsisë sonë është nën moshën 35 vjeç, e cila është super e re”, shtoi Rita.

 

“Kjo tregon se ka kaq shumë zemërim dhe zhgënjim që po ndodh nën të gjitha kufizimet që na është dashur të shohim në historinë e vendit tone. Kam punuar me producentë që janë vërtet të apasionuar pas Kosovës dhe prej nga jam unë”.

 

Rita erdhi në Kosovë për të festuar ditëlindjen e saj të 33-të me bashkëshortin, regjisorin Taika Waititi.

 

Duke folur për udhëtimin, Rita zbuloi se ajo mori kohë nga pushimi për të filmuar disa skena për dokumentarin e saj të ardhshëm.