Rita Ora nuk do martohej nëse nuk do plotësohej kjo kërkesë e saj

Rita Ora ka folur për herë të parë pa dorashka lidhur me marrëdhënien e saj me Taika Waititi.

Dyshja u martuan në heshtje verën e kaluar dhe duke folur në një intervistë Rita, 32 vjeçe, ndau disa detaje tepër personale për ditën e dasmës me 47-vjeçarin Taika.

Ajo zbuloi se regjisori fitues i çmimeve “nuk u ul në gjunjë për ta propozuar” dhe gjithashtu tha se kishte pranuar të martohej vetëm nëse dy vajzat e Taika do të ishin atje.

Regjisori i Zelandës së Re ka dy fëmijë, Te 10-vjeç dhe Matewa shtatë-vjeç me ish-producenten Chelsea Winstanley.

Këngëtarja e Poison, Rita, tha: “Epo, realisht nuk pati propozim në gju me unazë në dorë. Ishte më shumë kështu: Unë dua të martohem me ty. Le ta bëjmë realitet. Ajo shtoi për Glamour: “Doja ta mbaja private sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë”.

Duke ndarë detaje rreth ditës së tyre të dasmës, Rita e përmblodhi shkurt: “Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja.’