Rita Ora fytyra e re e Pradas? Ja sa kushton marrëveshja me markën e njohur

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora mund të fitojë akoma më shumë para në vitet e ardhshme pasi flitet për një marrëveshje të madhe me Prada-n, me vlerë 5 milionë paund.

31 vjeçarja ka krijuar një marrëdhënie të mirë me markën e famshme italiane, duke ndjekur thuajse të gjitha Fashion-Show-t gjatë vitit 2021 si dhe duke u veshur me markën, siç u shfaq në Met Gala të vitit të kaluar.

Sipas mediave rozë, Prada dëshiron që të ketë këngëtaren si imazhin e saj kryesor për disa kohë dhe se ajo përshtatet më së miri me kërkesat që kanë vendosur për të qenë imazh, duke marrë parasysh edhe famën dhe ndikimin që ka kryesisht tek të rinjtë.

Por ky nuk do të ishte bashkëpunimi i parë i Ritës me një markë të njohur. Më parë ajo ka qënë pjesë e fushtave të Rimmel dhe Adidas.

Ylli i popit ka gjithashtu linjën e saj të veshjeve të quajtur Rora Republic, kështu që sigurisht nuk është e huaj për botën e modës.

Kohët e fundit, Rita zbuloi se ajo merr frymëzim stili nga Cher, Madonna dhe Tina Turner, duke i quajtur ato “mbretëresha absolute të evolucionit”.

*Tibo News.