Risia në Instagram që u jep më shumë të drejta prindërve

“Take a Break”, quhet veçoria e re që ka shtuar Instagram për të ndihmuar adoleshentët dhe prindërit mbi menaxhimin e kohës së shpenzuar në rrjetin social.

Me risinë e fundit, prindërit do të mund të shohin se sa kohë kalojnë fëmijët e tyre në Instagram dhe të vendosin kufij kohorë. Ndërsa adoleshentëve do t’u shfaqet një tabelë si kujtesë se duhet të bëjnë pak pushim nga navigimi apo bisedat në aplikacion.

Instagram ka lançuar këtë veçori, një ditë para se shefi i rrjetit Social, Adam Mosseri të dalë para senatorëve amerikanë pas hetimeve që kanë nisur për sigurinë në internet dhe disa të dhënave të publikuara ku adoleshentët fajësojnë rrjetin social për rritjen e ankthit.