Rinis mësimi në shkolla pas pezullimit treditor prej temperaturave të ulëta

Shkollat e të gjithë vendit rinisën mësimin gjatë së enjtes, tre ditë pasi autoritetet detyruan pezullimin për shkak të motit me temperatura shumë të ulëta.

Ministria e Arsimit pati vendosur të premten pezullimin e mësimit nga data 24 deri më 26 janar për shkak se parashikohej që Shqipëria të prekej nga një valë e temperaturave ekstremisht të ulëta deri në -17 gradë celsius.

Moti i keq bllokoi disa rrugë kombëtare në veri-lindje dhe jug-lindje të vendit.