“Rikthimi” nga Netflix i vrasësit serial Dahmer, ç’kërkon babai i tij dhe familjarët e 17 viktimave

Ata që nuk e dinin historinë e vërtetë të vrasësit serial amerikan Jeffrey Dahmer, u njohën përmes një seriali në Netflix, i cili po vijon të kapë një pjesë të madhe të audiencës nëpër botë. Por ngjashmëria nga historia e tij, tek viktimat dhe familjarët e tyre ka shkaktuar një sërë polemikash dhe debatesh.

Lionel Dahmer, babai i vrasësit serial Jeffrey Dahmer, ka njoftuar se do të ngrejë një padi ndaj prodhuesve të serialit, ndërkohë që familjarë të viktimave kanë thënë gjithashtu se do të padisin Netflix.

Babai i Jeffrey, Lionel, tashmë 86 vjeç thotë se nuk është kontaktuar në asnjë moment nga prodhuesit e serialit, ndërkohë që ai zë një peshë të madhe në film, si babai i vrasësit ndër më të frikshmit në historinë amerikane.

Ai ka thënë se padia mund të ngrihet edhe ndaj Netflix që ka lejuar transmetimin e serialit, me detaje dhe elementë për të cilat duhet të ishte rënë dakort me personazhet realë të serialit.

Paralajmërimi i tij për padi vjen në vazhdën e serialit shumë të njohur, por të diskutueshëm të Netflix, Monster: The Jeffrey Dahmer Story. Seriali përfshin materiale dhe pamje nga kasetat origjinale të Jeff dhe sipas babait të tij nuk është marrë leje për të përdorur këto kaseta.

Historia:

Jeffrey Dahmer vrau 17 burra dhe djem para se të kapej nga policia. Viktimat ishin: Ricky Beeks, 33, Joseph Bradehoft, 25, Jamie Doxtator, 14, Richard Guerrero, 25, Steven Hicks, 18, Anthony Hughes, 31, Oliver Lacy, 23, Errol Lindsey, 19, Ernest Richard Miller, 24, Sears, 24, Konerak Sinthasomphone, 14, Eddie Smith, 28, Curtis Straughter, 17, David Thomas, 23, Steven Tuomi, 28, Matt Turner, 20, dhe Jeremiah Weinberger, 23 vjeç.

Disa nga familjet e viktimave kritikuan vendimin e Netflix për të vazhduar me dramën për Dahmer.

Motra e Errol Lindsey, Ritel Isbell, e cila thotë se vëllai i tij ishte element kyç që çoi në arrestimin e Dahmer në vitin 1992, gjithashtu fajëson Netflix se nuk e ka kontaktuar kurrë lidhur me serialin dhe personazhin që luan në rolin e vëllait të saj.

Gjyqi ndaj tij zgjati dy javë, nga 30 janari 1992, gjykata e shpalli atë të shëndetshëm mendërisht dhe fajtor për 15 akuza për vrasje. Ai u dënua me 957 vjet burg. Në maj të të njëjtit vit, ai pranoi fajësinë për vrasjen e viktimës së tij të parë dhe mori një dënim shtesë me burg të përjetshëm.

“Mendoj se Netflix duhet të kishte pyetur nëse na përbën problem apo mbi faktin se si ndiheshim duke e parë atë histori të tmerrshme të cilën ende e kemi të freskët në mendje. Nuk më pyetën asnjëherë. Ata thjesht e shfaqën. Unë nuk jam e uritur për para, ndërsa Netflix shqetësohet për fitimet. Unë jam plakur tashmë, por viktimat kanë fëmijë, kanë nipër e mbesa. Nëse seriali do të sillte përfitime monetare të paktën për ta, nuk do të ndihesha dhe aq e frustruar. Është shumë e trishtë që Netflix dhe prodhuesit e serialit thjesht po fitojnë para nga kjo tragjedi”.

Ndërsa nëna e Anthony Hughes Shirley Hughes thotë se është e tmerrshme të përdorësh emrat e familjarëve, por edhe viktimave dhe të rikthesh atë ngjarje, kaq të afërt me atë që ka ndodhur vërtetë. Netflix ende nuk ka bërë një reagim zyrtar, por aktori që luan vrasësin serial Dahmer, Evan Peters thotë se produksioni e ka realizuar serialin duke treguar respekt për viktimat dhe familjarët. (artikulli vijon më poshtë)….

Dahmer filloi të vriste rreth një person çdo javë në verën e vitit 1991. Ai u magjeps me idenë se ai mund t’i kthente viktimat e tij në “zombi” për të vepruar më pas si partner seksualë, me viktimat të nënshtruara. Ai përdori shumë teknika të ndryshme, të tilla si shpimi në kafkën e tyre dhe injektimi i acidit klorhidrik ose ujit të vluar në trurin e tyre. Fqinjët filluan të ankoheshin për zhurmat e çuditshme dhe aromat e tmerrshme që vinin nga banesa e Dahmer. Në një rast, një viktimë e lobotomizuar doli në rrugë për t’u kërkuar ndihmë disa kalimtarëve. Por teksa Dahmer u shfaq, bindi me sukses policinë duke thënë se i riu ‘irracional’ ishte i dashuri i tij i dehur. Oficerët nuk arritën të bënin një kontroll të detajuar në shtëpinë e tij, duke u larguar e duke e rikthyer viktimën në duart e vrasësit.

Jeffrey Dahmer vdiq në vitin 1994 në ambientet e burgut. Një tjetër i burgosur me emrin  Christopher Scarver e goditi atë deri në vdekje, pasi mësoi se për çfarë ishte dënuar. Jeffrey Lionel Dahmer, njohët gjithashtu si ‘Kanibali i Milwaukee’ ose ‘Përbindëshi i Milwaukee’. Ai i vriste viktimat dhe i abuzonte seksualisht, disa prej organeve të tyre si zemra i gatuante për t’i ngrënë.  Vrasjet i kreu mes viteve 1978 dhe 1991.

“I vrisja dhe i copëtoja jo sepse isha i zemëruar me ta, jo sepse i urreja por sepse doja t’i mbaja kujtimet e tyre me vete. Dhe ndërsa obsesioni im rritej, unë po shpëtoja pjesë të trupit si kafka dhe skelete. Ishte mënyra ime për të kujtuar pamjen e tyre dhe bukurinë e tyre fizike. Në një rast, skuqa bicepsin e një prej viktimave të mia me vaj, përdora një solucion që zbut mishin dhe hëngra muskulin e tij. Ishte i madh dhe doja ta provoja. Kishte shije si e mishit të viçit.”

Kanibalizmi është jashtëzakonisht i rrallë në botën e vrasësve serialë. Nga rreth 2000 vrasës serialë, pra vrasës të përcaktuar nga viktimat e tyre të shumta gjatë një periudhe kohore, vlerësohet se vetëm pesë deri në 10 janë kanibalë.

Eric Hickey, profesor i psikologjisë mjeko-ligjore në Universitetin Walden, thotë se kanibalët janë të ndryshëm nga vrasësit psikopatikë. Ndërsa psikopatët ( duhet theksuar se jo të gjithë psikopatët zotërojnë prirje të dhunshme) priren të luftojnë për të krijuar lidhje kuptimplote me të tjerët, ata me nxitje kanibaliste zhvillojnë lidhje ekstreme.

“Kanibalët priren të ndihen vërtet të pasigurt dhe nuk mund të kenë marrëdhënie normale. Ngrënia e viktimave të tyre u jep atyre një ndjenjë fuqie, sepse viktimat e tyre nuk mund të largohen kurrë.”

Kjo sigurisht duket se përputhet me teorinë se Jeffrey po luftonte me vetminë dhe ndjenjën që askush nuk qëndron pranë t, dhe këto gjendje rrjedhin nga fëmijëria e hershme. Kur Lionel dhe Joyce (prindërit e Jeffrey) u divorcuan në vitin 1978, të dy akuzuan tjetrin për “mizori ekstreme dhe neglizhencë  ndaj djalit”. Njerëz të tjerë që e njihnin Jeffrey-n që në moshë të re, thonin se ana e tij e errët erdhi pikërisht nga prindërit e tij.

Martha Schmidt, një profesore e sociologjisë në Universitetin Capital në Columbus, Ohio, e cila e njihte Jeff që në shkollë të mesme thotë: “Sjellja e tij ishte gjithmonë në avantazh. Ai dukej sikur bërtiste për ndihmë, por askush nuk i kushtoi vëmendje.”

Ndryshe nga shumë vrasës të tjerë, Jeffrey vetë ka rrëfyer se nuk ka patur një fëmijëri “thellësisht të vështirë dhe të palumtur”.

Gjatë një interviste të vitit 1994 ai tha se fëmijëria e tij  ka qenë mjaft normale, edhe pse të tjerë thonë se prindërit e tij kanë neglizhuar.

Në një intervistë me Oprah Winfrey në vitin 1994, Lionel pranoi se kishte munguar kryesisht gjatë viteve të formimit të djalit të tij, se ai ishte treguar një baba “emocionalisht i largët”, por puna dhe sigurimi i familjes ekonomikisht ishte mënyra e tij për të treguar dashurinë.

Në moshën katër vjeçare, Jeffrey iu nënshtrua një operacioni të dyfishtë për heqjen e hernisë dhe Lionel thotë se djali i tij i vogël nuk ishte më kurrë i njëjti pas atij operacioni. Jeffrey me sa duket u tërhoq dhe rriti interesin për kufomat e kafshëve dhe hapjen e tyre, gjë që babai i tij fillimisht e inkurajoi sepse, ai vetë si shkencëtar, mendonte se kjo tregonte se djali i tij zotëronte një mendje shkencore. Por ky fiksim dhe konsumimi i pijeve alkoolike u kthyen në shqetësim për familjen.

Se çfarë ndodhi realisht me Jeffrey-n dhe trurin e tij askush nuk e di me saktësi dhe nuk ka gjasa të zbulohet, por vetë Jeffrey gjithmonë e ka shtuar misterin duke thënë se kishte lindur për të bërë ato që bëri.

****

Teksa ndodhej në burg, Jeffrey Dahmer shprehu pendim për veprimet dhe i uroi vdekjen vetes. Ai gjithashtu lexoi Biblën dhe e deklaroi veten të krishterë të rilindur, gati për gjykimin përfundimtar. Ai u sulmua dy herë nga të burgosurit e tjerë, me tentativën e parë për t’i prerë qafën. Megjithatë, ai u sulmua për herë të dytë më 28 nëntor 1994, nga një i burgosur teksa pastronin një nga dushet e burgut. Dahmer u gjet ende gjallë nga policia, por vdiq rrugës për në spital nga trauma e rëndë në kokë.

*Artikulli i përkthyer dhe përshtatur në shqip nga E.B

*Tibo News