Rikthimi i Rita Orës në shtëpi

Sheshi Skënderbej mblodhi mijëra njerëz në shesh me artistët më në zë të momentit, ku kulmin do ta mbante Rita Ora, me një rikthim në shtëpi.

Artistja shqiptare ishte falënderuese ndaj ndjekësve të muzikës së saj, për mbështetjen, kohën dhe dashurinë  e vazhdueshme që nuk nguruan ta jepnin.

Atmosfera e krijuar e bëri këngëtaren më të lumtur se kurrë dhe këtë veçse në shesh, ajo e tregoi edhe në rrjetin e saj social “Instagram”. Pas koncertit ajo postoi video ku shprehej e emocionuar tek falënderonte gjithë pjesëmarrësit.

Sipas Ritës, ky ishte show më i mirë ndonjëherë. U shpreh se u kënaq shumë dhe i falënderoi të gjithë qytetarët e mbledhur, numri i të cilëve dukej të ishte rreth 30-40 mijë. Ajo premtoi se do të kthehej shpejt, por pa u ndalur te detajet se kur, ku dhe me çfarë do ta shohim radhën e ardhshme.

Krijuesja e hitit “Body on Me”, e cila ka lindur në Prishtinë, por që u shpërngul në Londër me prindërit e saj që fëmijë , hapi koncertin e saj me këngën e vitit 2019 “Ritual” përpara se të shpërndante një përzgjedhje të këngëve të saj më të njohura duke përfshirë ‘I Will Never Let You Down’, ‘Your Song’ dhe ‘Hot Right Now’.

Rita Ora ka shkëlqyer e veshur me ngjyrat kuq e zi dhe duke e përmbyllur me një remix me pjesë nga një këngë shqiptare patriotike.

Koncerti u organizua për të festuar kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, duke u shpallur Kryeqyteti Rinor të BE-së për vitin 2022.

*TiboNews