
Rikthimi i “La Casa de Papel”, në një tjetër version
“Netflix” ka njoftuar se do të sjellë sërish serialin e suksesshme spanjoll “Money Heist” gjatë sezonit të verës, por kësaj here në versionin korean.
Tashmë është publikuar traileri dhe data e premierës për “Money-Heist Korea” .
Sezoni i parë do të publikohet në 24 qershor në Netflix.
“Money Heist” i njohur gjërësisht si “La Casa de Papel”, përfundoi vitin e kaluar pas pesë sezonesh.
Në këtë serial janë një grup kriminal me në krye “Profesorin”, të cilët përpiqen të grabisin bankën e Spanjës.
Seriali mahniti audiencën në të gjithë botën.
Versioni i ri korean, i drejtuar nga Kim Hong-sun, pritet të ndjekë një komplot të ngjashëm me origjinalin.
Në trailer aktorët nuk shfaqen pasi maskat tipike ua mbulojnë fytyrat dhe kështu kasti mbetet surprizë. Në vend të maskës së firmës Salvador Dali të përdorur në “Money Heist”, seriali i ri përdor një maskë tradicionale koreane Hahoetal.
Vitet e fundit filmat dhe serialët koreanë kanë fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm.
Ky fakt dhe buja që pati “La Casa de Papel”, na bëjnë të kemi një pritshmëri paraprake se ky version korean do të jetë një sukses.