Rikthimi i basteve online, ekspertët: Ligji me fokus tek biznesi e jo sporti

Bastet sportive pritet të rikthehen vetëm online.

Ky është vendimi që ka marrë nga qeveria, ndërsa pritet të jepen licenca për vetëm kompani që plotë sojnë disa kritere, që për ekspertët janë shtrënguar shumë.

Ato duhet të kenë një bashkëortak ose aksioner me eksperiencë në tre vende të zhvilluara dhe një kapital minimalisht 12 milion euro.

Gjithashtu ndryshe nga çfarë ishte parashikuar, vetëm një fond i përcaktuar me VKM do t’i kalojë sportit.

Për ekspertët, ligji në thelb nuk ka marrë parasysh kërkesat e zhvillimit të sportit, por të biznesit.

*Tibo News