Rikthehet Vettingu në Polici

Pas më shumë se 8 muajsh rikthehet vetingu në radhët e policisë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar se nga data 18 Dhjetor do rinisë verifikimi i drejtuesve më të lartë të policisë.

I pari nga 3 drejtuesit e shortuar, do të jetë Edmond Sulaj, drejtori aktual i Policisë së Shkodrës.

Që nga momenti që procesi i vlerësimit kalimtar i ka kaluar AMP, ky institucion ka dhënë vetëm 3 vendimi, ndërsa pritet të skanojë pasurinë, profesionalizmin dhe pastërtinë e figurës për të pozicionet më të larta në radhët e uniformave blu.