Rikthehet Titanic pas 25 vitesh, po kush e rrëmbeu vëmendjen?

Nëse jeni të apasionuar pas filmave, atëherë është e pamundur të mos e keni parë ‘Titanic’. Jo vetëm kjo, mania për filmat hollivudiane ndoshta është rritur vetëm që nga ky film. Filmi i cili u shfaq 25 vite më parë nuk e ka humbur magjinë e tij deri më sot. Shumë skena nga personazhet kryesore të filmit mbahen mend nga publiku. Ndërkohë, sërish e njëjta magji do të shihet sërish. Po, me rastin e 25-vjetorit të ‘Titanic’ do të rikthehet. Para kësaj ka ardhur traileri dhe posteri i ri i filmit.

Jack (Leonardo DiCaprio) dhe Rose (Kate Winslet) shihen në poster. Megjithatë, këtë herë përdoruesit në rrjetet sociale janë hutuar pasi kanë parë modelin e flokëve të Kate Winslet. Të gjithë presin daljen e tij në kinema, por në të njëjtën kohë, shumë tërhoqën vëmendjen për modelin e flokëve të Kate në poster. Përdoruesit po pyesin nëse kjo është bërë qëllimisht apo gabimisht.

Publiku, megjithatë, nuk u fokusua tek rishfaqja e filmit, por… tek flokët e Kate Winslet pasi flokët e protagonistes janë me stil ndryshe në secilën anë.

Filmi Titanik u publikua në vitin 1997, me Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet dhe fitoi 11 çmime Oscar. Mes tyre është edhe ai i “Filmit të Vitit”.