
Rikthehet “Titanic” me një version të ri
Ky përvjetor i 25-të i “Titanic” nga James Cameron vjen me një kremtim të veçantë.
Një version i ri do t’i dhurohet kinemasë duke filluar nga 10 shkurti i vitit 2023, ky informacion është sjellë dhe konfirmuar nga Deadline.
Të drejtat e brendshme si dhe të datës përcaktuese i ka “Paramount”.
Jon Landau, i cili është bashkëpunëtor për shumë kohë me Cameron, ka konfirmuar ribotimin e “Titanic”.
Ai ka treguar detaje dhe shembuj të pamjes 3D të sjellë si rikrijim.
“Titanic” ka një histori dhe kjo nuk është hera e parë që i vjen publikut si rikthim pasi hera e dytë e rishfaqjes ka qenë në vitin 2012, nga ku arriti rekordet në fitim, 67 milionë dollarë në javën e hapjes.
Edhe 20 vjetori, e solli “Titanic” në kinema.
Sukesin e garantuar e tregoi edhe në Oscars duke rrëmbyer 11 çmime, të cilat i jepnin titullin e filmit, regjisorit, montazhit dhe këngës më të mirë.
Tashmë kur flitet për “Titanic”, dihet që është një bast i fituar dhe rikthimi i tij në 25-vjetor pritet të jetë magjik dhe i mezipritur nga publiku.