
Rikthehet në Tiranë Festivali Ndërkombëtar i Filmit – DEA OPEN AIR
Duke filluar nga data 23 qershor të këtij vit, Festivali Ndërkombëtar i Filmit DEA OPEN AIR do të nisë edicionin e tij të nëntë në kryeqytet.
DEA vjen këtë vit për të gjashtën herë në Tiranë për të ndarë me publikun, studentët dhe kineastët e kryeqytetit, ekspertizën evropiane të filmit dhe profesionalizmin.
Të enjten e datës 23 qershor, ora 19:00, do të jetë hapësira e DEA OPEN AIR, pritja e mirëseardhjes për miqtë e Edicionit IX të Festivalit në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve në Kinema ‘DEA OPEN AIR 1’.
Në orën 20:00 do të bëhet hapja zyrtare, ndërsa në orën 21:00 do të vijojë me programin e filmit me metrazh të gjatë “Kufijtë, pika shiu” (2019, 93 min) nga Nikola Mijovic dhe Vlastimir Sudar (Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi, Serbi), po në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve në Kinema ‘DEA OPEN AIR 1’.
Ditën e premte, me datë 24 qershor, në orën 10:00 programacioni do të vijojë te Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Kinema ‘DEA OPEN AIR 2’ fillimisht me filmin-dokumentar “80.000 shnicël” (2022, 103 min) nga gjermanja Hannah Schëeier. Më pas “Venecia diku tjetër” (2022, 65 min) nga Elia Romanelli nga Italia.
Programi i pas-drekës do të fillpojë në orën 16:00 me Programin e Filmit Studentor. Do të shfaqen 4 filma me metrazh të shkurtër, po në Teatrin Eksperimental në Kinema ‘DEA OPEN AIR 2’: “Batim” (Shqipëri – 2022, 25 min) Mauro Zaçe, “Furnizime” (Estoni – 2020, 20 min) nga Lauri Niemelä, “Kthimi” (Federata Ruse – 2022, 4 min) nga Maria Repina dhe “Pazar vdekjeprurës” (Spanjë – 2022, 7 min) nga Mahay Alayón.
Në orën 18:00 do të vijojë Programi i Filmit të Shkurtër: “Pa ty” (Itali – 2022, 18 min) nga Sergio Falchi, “Natën e mirë Lili” (Bullgari – 2021, 25 min) nga Peter Vulchev, “Marko” (Kroaci – 2021, 17 min) nga Marko Šantić dhe “Uji që rrjedh nuk mbart helm” (Itali – 2021, 10 min) nga Letizia Zatti.
Programi i Filmit me Metrazh të Gjatë do fillojë në darkë (ora 21:00) në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve në Kinema ‘DEA OPEN AIR 1’: “Bardhësi e huazuar” (Gjermani – 2021, 104 min) Sebastian Ko,
Paralelisht me të, po në orën 21:00, në Kinema ‘DEA OPEN AIR 3’ në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve do të luhet Programi CINE-KO – Ditët e filmit kosovar me filmat: “Një histori Prishtine” (2018, 85 min) nga Burbuqe Berisha.
E shtuna e 25 qershorit në orën 10:00 do të zhvillohet Programi i Filmit Dokumentar me 3 produksione: “Zëri i Thais-it” (Spanjë – 2022, 87 min) nga David Casals Roma, “Amuka” (Belgjikë – 2022, 71 min) nga Antonio Spano dhe “Rruga e Mesit” (Shqipëri – 2022, 11 min) nga Ardit Muhaxhiri. Programi i Filmit Dokumentar do të shfaqet në Kinema ‘DEA OPEN AIR 2’ në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Ora 16:00 do të mirëpresë Programin e Filmit Studentor me 3 projeksione: “Bolzmann” (Gjermani – 2022, 30 min) nga Janis Westphal, “Aksidenti” (Hungari – 2022, 14 min) nga Bohdan Herkaliuk dhe “Foto perfekte” (Itali 2022, 11 min) nga Eleonora Mozzi.
Ora 18:00 do të zhvillohet Programi i Filmit të Shkurtër me 4 produksione: “Një botë pa kriza” (Francë – 2021, 20 min) nga Ted Hardy-Carnac, “Tramvaj” (Poloni – 2021, 22 min) nga Bartosz Reetz, “Kujtime të përsëritura” (Uzbekistan – 2022, 15 min) nga Soo-Min Park dhe “Si uji” (Greqi – 2021, 13 min) nga Manos Triantafillakis.
Ora 21:00 do të vijojë Programi i Filmit me Metrazh të Gjatë me “Blic i fuqishëm” (Spanjë – 2021, 98 min) nga Ainhoa Rodríguez në Kinema ‘DEA OPEN AIR 1’ në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve
Po në këtë orë do të zhvillohet sërish Programi CINE-KO – Ditët e filmit kosovar me “Një pranverë e paharruar në një fshat të harruar” (Kosovo – 2019, 110 min) nga Kushtrim Bekteshi në Kinema ‘DEA OPEN AIR 3’.
Të dielën e 26 qershorit, në oren 10:00 do të vazhdojë Programi i Filmit Dokumentar me 3 produksione: “Aventurat e Saul Bellow” (SHBA – 2022, 86 min) nga Asaf Galay, “Hebrej dhe Shqiptarë” (Kosovë, Shqipëri – 2019, 75 min) nga Jakov Sedlar dhe “Eksodi” (Shqipëri – 2022, 8 min) nga Dario Haruni në Kinema ‘DEA OPEN AIR 2’ në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Programi i Filmit Studentor do të vijojë në orën 16:00 me 4 produksione në: “Dritë e errët” (Shqipëri 2022, 26 min) Klaudia Pashnjari, “Një ditë e zakonshme” (Turqi – 2022, 18 min) nga Arda Gökçe, “Pazar i rrezikshëm” (Spanjë – 2022, 7 min) nga Mahay Alayón dhe “Një” (Federata Ruse – 2022, 6 min) nga Roman Sinitsyn.
Programi i Filmit Të Shkurtër do jetë në orën 18:00 me: “Zemra të reja” (Francë – 2021, 23 min) nga Emilie Vandenameele, “Ylberi” (Mali i Zi – 2021, 17 min) nga Aleksandar Vujović, “Gruaja nga Bari Blu” (Izrael – 2020, 15 min) nga Jalal Masarwa dhe “Balancë 0” (Spanjë – 2022, 25 min) nga Amanda Gutierrez del Castillo.
Ora 21:00 do të mirëpresë Programin e Filmit me Metrazh të Gjatë me “Dy luanë drejt Venecias” (Shqipëri – 2021, 95 min) nga Jonid Jorgji në Kinema ‘DEA OPEN AIR 1’në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve.
Po në orën 21:00 do të jetë programi CINE-KO – Ditët e filmit kosovar me “Shtëpi, e ëmbla shtëpi” (Kosovë – 2016, 90 min) nga Faton Bajraktari në Kinema ‘DEA OPEN AIR 3’.
Të hënën, me datë 27 qershor, në orën 10:00 do të jetë Programi i Filmit Dokumentar me produksionet: “Blues Teheran” – Javier Tolentino, Spanjë 2020, 80 minuta; “Horizontet tona” – Charlotte Cayeux, Francë 2022, 44 minuta dhe “Beffen, e para” – Anne Magnussen, Norvegji 2022, 37 minuta në Kinema ‘DEA OPEN AIR 2’ në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Ora 16:00 do të jetë Programi i Filmit Studentor: “Kur vjen nata” – Katarzyna Sikorska, Poloni 2022, 23 minuta; “Pyll” – Lorenz Piehl, Gjermani 2022, 20 minuta dhe “Mbiemri” – Dorina Toçi, Shqipëri 2022, 14 minuta.
Ora 18:00 shfaqet Programi i Filmit Të Shkurtër: “Roboti dhe flutura” – Gaile Garnelyte, Lituani 2021, 25 minuta; “I dashur Juan Manuel” – Jose Luis Lopez, Spanjë 2021, 17 minuta; “E kuqe & E Artë” – Paul Uhlig, Gjermani 2019, 15 minuta dhe “Personazh artistik” – Vasily Chuprina, Holandë 2021, 15 minuta.
Ora 21:00 do të rikthehet Programi i Filmit me Metrazh të Gjatë: “Pavarësisht mjegullës” – Goran Paskaljevic, Itali 2019, 86 minuta në Kinema ‘DEA OPEN AIR 1’ ne Amfiteatrin e Universitetit të Arteve.
Po në orën 21:00 do të vazhdojë programi CINE-KO – Ditët e filmit kosovar: “Cirku fluturues” – Fatos Berisha, Kosovë 2019, 115 minuta në Kinema ‘DEA OPEN AIR 3’, një shfaqje publike filmi në qendër të Tiranës.
Festivali do të mbyllet ditën e martë me 28 qershor në orën 19:00, ku do të bëhet ceremonia e mbylljes së Edicionit IX të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR në Kinema ‘DEA OPEN AIR 1’ në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve.
Ora 20:00 do të zhvillohet Galaja e Ndarjes së Çmimeve dhe Mbyllja zyrtare e Edicionit IX të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR – Tiranë 2022 në Kinema ‘DEA OPEN AIR 1’ në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve.
Juria e ardhshme e festivalit pritet të përbëhet nga 5 anëtarë: Steffen Hacker (kryetari i jurisë), Afrim Spahiu, Andrea Stucovitz, Altin Basha dhe Sasho Pavlovski.