Rikthehet Luigi Soreca

Bashkimi Europian do të rikthejë në Shqipëri Luigi Soreca-n si Ambasador.

Diplomati italian mbërrin këtë herë në Tiranë si përfaqësues i përkohshëm i BE-së, deri në emërimin e ambasadorit të ri me mandat të plotë.

Vakanca në krye të misionit të BE-së në Shqipëri krijohet nga 1 shtatori, kur ambasadorja aktuale Kristiane Hohman largohet nga detyra para kohe.