Rikthehet Lockdown-i në Kinë

Dhjetra qytete në të gjithë Kinën, përfshirë Wuhanin ku u regjistrua rasti i parë me Covid, janë futur në izolim, teksa vendi po ndjek politikën zero të Covidt me urdhër të liderit Xi Jinping.

Më shumë se 800,000 banorë të një zone në Wuhan janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi deri më datë 30 tetor.

Qyteti i Zhengzhou, shtëpia e fabrikës më të madhe të prodhimit të iPhone në botë, është prekur gjithashtu nga masa. Për tri ditë radhazi, Kina raportoi më shumë se 1000 raste më koronavirus.

Xi Jinping njoftoi që në fillim të muajit se nuk do të ketë lehtësim të politikave zero ndaj Covid, duke e quajtur situatën e Covid, një luftë popullore për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Në të gjithë vendin, rreth 200 bllokime janë vendosur ditët e fundit – shumica e kësaj prek komunitetet që janë shënuar si me rrezik të lartë ose mesatar. Banorët në zona të ndryshme u nënshtrohen rregullave të ndryshme, varësisht nëse janë në një zonë me rrezik të ulët, të mesëm apo të lartë.

Wuhan raportoi deri në 25 infeksione të reja në ditë këtë javë, me më shumë se 200 raste gjatë dy javëve të fundit.

Në fillim të kësaj jave, shkollimi dhe ngrënia në restorante u pezulluan në qendrën jugore kineze të Guangzhou – e cila të enjten raportoi 19 raste të reja të virusit, disa lagje në qytet gjithashtu mbeten subjekt i masave të ndryshme kontrolli.

Edhe rajone të mëtejshme si Tibeti janë prekur, pasi pamjet u shfaqën në fillim të kësaj jave që tregonin protesta si rrallëherë në shkallë të gjerë kundër masave të rrepta zero-Covid në kryeqytetin rajonal Lhasa.

Qyteti ka qenë nën izolim për gati tre muaj pasi lufton me virusin.

Video të shumta në mediat sociale treguan qindra që demonstronin dhe përlesheshin me policinë. Thuhet se ata ishin kryesisht punëtorë emigrantë.

Ndonëse shihen si shpërthime relativisht të vogla në pjesë të tjera të botës, Kina i përmbahet një politike strikte zero-Covid, ku autoritetet përpiqen të fshijnë vatrat e infeksionit.

Respektimi i politikës vjen pavarësisht rritjes së lodhjes publike dhe zemërimit për bllokimet dhe kufizimet e udhëtimit. Ekonomia e vendit ka marrë gjithashtu një goditje si rezultat – me PBB-në që ra me 2.6% në tre muajt deri në fund të qershorit nga tremujori i mëparshëm.

*Tibo News