Rikthehet dëbora në juglindje të vendit

Reshjet e dëborës kane përfshirë mëngjesin e sotëm pothuajse gjithë zonat malore të juglindjes së vendit. Reshjet me të dendura kanë qënë në Dardhë dhe fshatrat e Devollit të Sipërm, ku trashësia ka shkuar nga 8-10 cm.

Dëborë ka pasur dhe në aksin Shtyllë – Mashkullore ashtu siç ka pasur edhe në Voskopojë e fshatra të kësaj njësie administrative.

Burime bëjnë me dije se reshjet e dëborës kanë qënë me intesitet mesatar në fshatra të njësise administrative Lekas në Bashkinë Korçë si dhe njësinë administrative Dardhas në Bashkinë e Pogradecit.

Reshje dëborë ka pasur dhe në aksin rrugor ura e Floqit deri në majë të Qafë Qarrit. Akset rrugore të fshatrave turistike Dardhë – Voskopojë – Vithkuq janë të kalueshme pa probleme ndërkohë që policia e qarkullimit rrugor u kërkon drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes dhe përdorin goma dimërore.

Përsa i përket problemeve me energjinë elektrike, zyrtarisht nuk raportohen me përjashtim të fshatit Vithkuq qe herë pas here ka shkëputje të energjisë elektrike.