
Rikthehet cikloni Yakecan në Amerikën e Jugut
Erërat e forta dhe dallgët goditën kryeqytetin e Uruguait, Montevideo ditën e mërkurë.
Cikloni subtropikal i quajtur Yakecan, goditi shtetin e Amerikës së Jugut me rrebeshe të shpejta që shkonin deri në 100 kilometra për orë.
Autoritetet vendase kanë raportuar se deri më tani, të paktën një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe qeveria ka lëshuar alarmin portokalli për motin, që sipas meteorologëve mund të përkeqësohet në ditët në vazhdim.