AlbanianEnglish

Rikthehet Cameron Diaz pas 8 viteve pauzë 

Cameron Diaz, ylli i kinematografisë, pas një pushimi 8-vjeçar i është rikthyer filmave.

Fillimin e pauzës ajo e konfirmoi në 2014, por tani, bashkë me Jamie Foxx, do të rikthehet në Netflix me “Back in Action”.

 

Kjo dyshe nuk e ka për herë të parë bashkëpunimin, pasi ata luajtën edhe “Annie” në vitin 2014.

Mund të themi që Jamie Foxx ishte arsye rikthimi dhe për këtë bazohemi në fjalët e Diaz, shprehur në rrjetin e saj social “Instagram”

 

“Jamie Foxx, betëm ti mund të më kthesh në aksion. Mezi po pres, do të jetë një hata!”

Data e publikimit nuk është caktuar ende nga Netflix, megjithatë, në një nga shkrimet e Foxx në Twitter, kuptuam që magjia do të fillojë këtë vit.

Në Twitter u lexua gëzimi i Foxx për rikthimin e Cameron Diaz, me anë të një postimi që kishte të bënte me një regjistrim të të dyve duke biseduar mbi këtë rikthim.

Pavarësisht pauzës 8-vjeçare në Hollywood, Diaz erdhi me një markë verërash organike.

 

Kjo pauzë pushimi u lidh edhe me jetën personale dhe përgjegjësitë e një nëne.

Vitin që shkoi ai tha se nuk e imagjinonte veten në një sheshxhirim për 16 orë në ditë ndërkohë që ishte nënë.

You don't have permission to register