
‘Rikthehet’ Basha: Aktiv në zgjedhje, në gjithë Shqipërinë
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha rikthehet në Parlament, teksa po mbahej seanca e posaçme parlamentare e nga ku foli presidenti i Austrisë, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Lulzim Basha foli për zgjedhjet vendore, ku theksoi se do të marrë pjesë në fushatën zgjedhore, në të gjithë Shqipërinë, teksa nuk kurseu akuzat për Sali Berishën, dhe çështjen e ‘parave ruse’.
Pyetje: Ndiheni përgjegjës për humbjen e mundshme të PD
Lulzim Basha: Përgjegjës është ai që ka përçarë PD
Pyetje: Keni komunikuar me Alibeajn
Lulzim Basha: S’kam asnjë koment tjetër sot
Pyetje: Është bërë publike dhe raporti i auditit përsa i përket 500 mijë Dollarëve që akuzohet se PD ka marrë para.Berisha tha që këto para nuk kanë hyrë dhe as nuk kanë dalë nga PD. Nga i keni marrë këto para?
Lulzim Basha: Pyesni listën e të ftuarve në festat e tij familjare.
Pyetje: Basha do bëni fushatë? A do jeni aktiv në këto zgjedhje?
Lulzim Basha: Sigurisht që po.
Pyetje: Në cilën zonë
Lulzim Basha: Në gjithë Shqipërinë.
*Tibo News