Rikthehet Adele, artistja publikon datat e koncerteve

Shkak i COVID-19, në fillim të këtij viti, këngëtares iu desh të shtynte datat e koncertit, por tani ajo ka publikuar datat, duke treguar se realizimi i tyre do të jetë nga 18 nëntori deri më 23 mars.

Ajo gjithashtu ka konfirmuar edhe performimin e shfaqjeve të saj në The Colosseum, ku përveç 24 datave të riplanifikuara, janë të shtuara edhe 8 të tjera.

 

“Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa e gëzuar jam që më në fund mund të vij me datat e reja pas shtyrjes. Unë me të vërtetë u lëndova që më duhej t’i anuloja ato, por dua vërtet të jap shfaqjen dhe duke e ditur se mund të ndodhë, jam më e emocionuar se kurrë.”

 

Adele pavarësisht se kërkoi falje, e gjykonte të duhur vendimin e saj.

“E di që për disa prej jush ishte një vendim i tmerrshëm nga ana ime dhe më vjen keq për këtë, por ju premtoj se ishte i duhuri.” -shtoi Adele