
Rikthehet “365 Days” me ditë të reja
“365 Days” vjen me një tjetër pjesë, “The next 365 Days”, në regjinë e Barbara Bialoeas dhe Tomasz Mandes.
“365 Days” vazhdon me shtimin e ditëve, pak muaj pas lançimit të “This Day”.
“Kësti” i tretë i këtij filmi tashmë është konfirmuar, kështu që do të jetë për të gjithë në Netflix më 19 gusht.
Ky film i tretë, mbase dhe i fundit , është bazuar në romanin etretë të një trilogjie nga Blanka Lipiniska.
Në trailer shihet Laura, nga kjo kuptojmë se ajo vazhdon të jetë gjallë.
Tani nuk përbën më çudi, Laura mund të qëllohet me plumba, të bëjë aksident, por sërish të vazhdojë të jetojë.
Kjo pjesë shfaq dyshen Laura-Massimo duke u munduar të kapërcejnë problemet që i kanë shoqëruar prej fillimit.