AlbanianEnglish

Rikthehen pas 70 vitesh macet e mëdha më të shpejtat në botë

Cheetahs- të njohura ndryshe si macet me trup të madh dhe më të shpejtat janë rikthyer në Indi për herë të parë që kur u shpallën zyrtarisht të zhdukur në vitin 1952.

Një grup prej tetë Cheetahs mbërritën nga Namibia. Ata do t’i nënshtrohen një karantine njëmujore përpara se të lirohen në një park kombëtar në Indinë qendrore.

Cheetahs më parë ndanin xhunglat me mace të tjera të mëdha si luanët dhe tigrat, por u zhdukën 70 vjet më parë.

Ato janë kafshët tokësore më të shpejta në botë, të afta të arrijnë shpejtësinë 113 km në orë.

Kjo është hera e parë që një mishngrënës po zhvendoset nga një kontinent në tjetrin dhe po ripërfshihet në natyrë.

Ekspertët thonë se një kombinim i gjuetisë, humbjes së habitatit dhe mungesës së ushqimit kishte çuar në zhdukjen e Cheetahs në Indi.

Studimet tregojnë se të paktën 200 Cheetahs u vranë në Indi, kryesisht nga gjatë periudhës koloniale.

Disa prej tyre u eliminuan përmes gjuetisë, sepse hynin në fshatra dhe vrisnin bagëtinë. Cheetah është i vetmi gjitar i madh që është zhdukur në vend që nga pavarësia e tij nga sundimi britanik.

You don't have permission to register