Rihapen së shpejti aplikimet për panele diellore

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se së shpejti do të hapet thirrja për aplikimin e vendosjes së 2 mijë ngrohëseve të ujit përmes energjisë diellore. Ministrja Belinda Balluku u shpreh se nga nëntori 2022 – korrik 2023 numërohen 1987 njësi të montuara.

Për qytetarët subvencionimi në masën 70% të kostos nga qeveria vlerësohet si një kontribut, fryt i së cilës tashmë janë reduktimi i konsumit në faturat e energjisë elektrike. Kjo nismë e qeverisë e ndërmarrë 1 vit më parë ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike, si dhe diversifikimin e burimeve përmes përdorimit të energjisë diellore.