Rihanna nominohet për herë të parë për një çmim Oscar

Pas paraqitjes së saj mbresëlënëse në finalen e Super Bowl, Rihanna po përgatitet të ngjitet në skenën e Oscars. Këngëtarja do të performojë live para publikut këngën “Lift Me Up” e dëgjuar në filmin “Wakanda Forever”, e cila është i nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë”.

Është hera e parë që Rihanna fiton një nominim për Oscar, ku publiku po pret me padurim se si do të paraqitet.

Ceremonia e 95-të e Çmimeve të Akademisë do të mbahet më 12 mars, me moderator Jimmy Kimmel.