Rihanna në Met Gala, si kurrë më parë

Ky vit nuk e solli Rihanna-n në Met Gala fizikisht, por prania e saj është ndjerë me një simbolikë të veçantë për shtatëzaninë e saj.

 

Këngëtarja e njohur po pret fëmijën e parë, me të dashurin e saj A$AP Rocky, ishtë kjo arsye që e “detyroi” të shmangte Met Gala-në e këtij viti.

Mungesa e saj nuk u përkthye si e tillë në të gjitha format, pasi në Muzeun Metropolitian të Artit u vendos një statujë e veçantë, e krijuar për nder të saj.

Me anë të një videoklipi, i cili u shfaq në Bridgerton, kamera u rrotullua rreth muzeut për të zbuluar buste të ndryshme, e më pas u shfaq figura e Rihannës duke pozuar.

Rihanna pa dyshim reagoi ndaj këtij lajmi duke e shpërndarë në rrjetin e saj social, “Instagram”.

Kryefjala e Met Gala, në mermer! Çfarë ka më të përparuar se kaq? Lol! Faleminderit @metmuseum dhe @voguemagazine për këtë nderim historik! Jeni të gjithë të paparë !”

 

33-vjeçarja është një mysafire e rregullt e Met Gala-së, madje vitin e kaluar ajo mori pjesë në këtë event bashkë me A$AP.

*Tibo News