Rihanna kritikohet në rrjet për shkrimin tek fotoja me djalin

Rihanna është kundërpërgjigjur ashpër ndaj të gjithë atyre që e kritikuan se shkruajti për djalin e saj të vogël thjesht fjalën ‘mirë’.

Muzikantja me famë botërore u rikthye në skenë për herë të parë në shtatë vjet fundjavën e kaluar teksa performoi në Super Boël 2023, ku gjatë një përmbledhje 13-minutëshe të këngëve të saj më të mira ajo njoftoi gjithashtu se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Këngëtarja tani është përsëri në qendër të vëmendjes, pas fotosesionit për British Vogue së bashku me partnerin e saj A$AP Rocky dhe djalin e tyre të vogël.

Rihanna dhe Rocky mirëpritën djalin e tyre nëntë muajsh, emri i të cilit nuk është bërë i ditur publikisht, në maj të vitit të kaluar, dhe Rihanna, natyrisht, po shijonte gjithë këtë vëmendje.

Teksa postoi një foto në Instagram, 34-vjeçarja shkroi: “Djali im është shumë mirë! Idc idc idc,’ që do të thotë ‘nuk më intereson.’

Pas kësaj fotoje dhe statusi, reagimet e komentuesve ishin të shumta, duke thënë se është shumë e çuditshme të postosh një foto me djalin dhe thjesht ti drejtohesh atij me fjalën: Mirë! Sipas tyre Riri duhet të shkruante fjali të tipit: Djali im është i adhurueshëm.

Por edhe këngëtarja nuk ka qëndruar indiferente pasi në disa prej komenteve ajo ka reaguar duke shkruar: Ti mbaji putrat e pumës larg tij dhe ne jemi okej!

Një tjetër shkruante: Kush i thotë një fëmije thjesht mirë? Dhe Riri kthen komentin: Nëna e tij mundet!

*Tibo News