
Rihanna dhe A$AP Rocky bëhen zyrtarisht prindër
Fëmija i parë i çiftit lindi më 13 maj në Los Angeles, por akoma nuk është mësuar emri i djalit të sapoardhur në jetë.
Hera e fundit Rihanna u pa në publik ishte më 9 maj në Los Angeles për fundjavën e Ditës së Nënës, kur ajo dhe Rocky hëngrën darkën në Giorgio Baldi.
Në janar çifti njoftoi se po prisnin një fëmijë.
Që atëherë Rihanna u komentua shumë për veshjet e saja që i ekspozonin gjatë gjithë kohës barkun e fryrë.
Për veç arrestimit të A$AP Rocky, u shpërndanë fjalë se ai e kishte tradhtuar me një nga shoqet e saj.