Rihanna: Balanca punë-jetë, thuajse e pamundur

Artistja dhe liderja e biznesit Rihanna ka për vështirësitë e gjetjes së një ekuilibri mes punës dhe jetës si nënë.

Të jesh nënë në SHBA është e vështirë, madje edhe për një këngëtare, udhëheqëse biznesi dhe manjati mode, e cila është edhe miliardere.

Pavarësisht aksesit dhe burimeve që sjell një status i tillë, Rihanna ende nuk është imune ndaj sfidave të gjetjes së një ekuilibri mes punës dhe jetës.

“Është shumë ndryshe,” tha Rihanna për jetën e saj pas lindjes në një konferencë për shtyp.

“Bilanci është pothuajse i pamundur, sepse pavarësisht se si e shikoni, puna është gjithmonë diçka që do t’ju rrëmbejë kohën me fëmijën tuaj.”

Edhe pse Rihanna nuk ka publikuar një album të ri apo nuk ka shkuar në turne që nga viti 2016, ajo është kryesuese e Super Bowl Halftime Show 2023.