
Ricky Martin ju pret tek Sheshi Skënderbej sonte: Kur shkon në vendin e shqiponjave…
Ricky Martin vjen për herë të parë në Tiranë, për të performuar. Sonte në orën 21:00 ai do shfaqet në Sheshin Skënderbej ku do e presin fansat për të kënduar dhe kërcyer nën ritmet latine këngët e tij. Këngëtari aq i dashur për publikun ka mbërritur në Tiranë ku me gjasë po qëndron në hotel, teksa ka postuar një video ku fton qytetarët e Tiranës të shkojnë tek koncerti i tij për t’u argëtuar.
Ai bën krenarë shqiptarët edhe duke postuar disa thënie e kuriozitete dhe i quan ato fakte. Më herëtt Ricky Martin ishte në Durrës, ku publikoi dhe një foto të tijën në qytetin bregdetar.