
Ricky Martin emocionon me fjalimin e tij: Duhet të ndiheni krenarë për Shqipërinë, ju premtoj se…
Këngëtari i famshëm Ricky Martin, nisi koncertin e tij të parë në Tiranë në orën 21:00. Sheshi Skënderbej u mbush plot me të rinj dhe jo vetëm për të shijuar teksa artisti latin këndon live këngët e tij të cilat shumicën i njohim dhe i kemi kërcyer kushedi sa herë. Dhe si hera e parë që viziton Tiranën, i kushtëzuar nga koha e shkurtër, Ricky ka mbetur i mahnitur nga Shqipëria, edhe pse ka vizituar shumë pak vende, Tiranën kryeqytetin dhe Durrësin. Duket se ai është mrekulluar jo vetëm nga pritja, jo vetëm nga turma dhe dashuria e publikut për të por edhe për bukuritë e vendit, rininë, jetën në tërësi, bujrarinë dhe gjithçka. Ai premton se do vijë sërish në Shqipëri dhe do qëndrojë shumë më gjatë. Mbase për të jetuar? Nuk besojmë se do jetë me mentalitetin e një pensionisti gjerman…
Ricky Martin: Dashuria që kam marrë në këtë qytet kaq të bukur, në Tiranë, kaq vend i bukur, kaq shumë rini. Kjo është hera ime e parë këtu, por jo e fundit. Do kthehem prapë, më duhet të kthehem për një kohë shumë më të gjatë. Ju premtoj se kështu do bëj. Më duhet të vizitoj të gjithë Shqiqërinë, vendin tuaj. Ju duhet të ndiheni shumë krenarë.