
Riaktivizohet Etna
Retë e hirit vullkanik u ngritën rreth 10 kilometra në qiell nga një krater juglindor i vullkanit më të lartë dhe më aktiv të Evropës. Situata ka bërë që autoritetet të mbyllin aeroporti e Catania-s.
Mali Etna, i lartë 3,330 metra, mund të sjellë pamje spektakolare disa herë në vit, duke hedhur llavë dhe hi lart mbi ishullin mesdhetar, por rrallë shkakton dëme dhe vetë shpërthimet nuk e vënë në rrezik popullsinë lokale.
Krateri juglindor është në epiqendrën e aktivitetit që filloi më datë 16 shkurt dhe ka shkaktuar aktivitet nga vullkani disa herë në javët e fundit.
Pavarësisht riaktivizimit, nuk është kryer asnjë evakuim të qyteteve afër Etnas. Pavarësisht kësaj, fermerët siçlianë i punojnë tokat pjellore në shpatet e Etnas.
Vullkani është gjithashtu një destinacion popullor për alpinistët në ishullin mesdhetar.