Rezultatet e dobëta në PISA, MAS plan për përmirësimin e cilësisë së arsimit

Rezultatet e dobëta të nxënësve në vlerësimin ndërkombëtar të PISA kanë detyruar Ministrinë e Arsimit të marrë masa konkrete për përmirësimin e situatës së arsimit në vend. Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu bëri të ditur se për këtë qëllim është hartuar edhe një plan konkret.

Dy drejtimet kryesore ku do të fokusohet puna e institucioneve arsimore janë: “E para, modernizimi i kornizës kurrikulare. E dyta është programi kombëtar për zhvillimin profesional të mësuesve. Janë 4000 mësuesit të shkencave, gjuhës dhe TIK, të cilët do trajnohen përgjatë vitit 2024 në metodat efektive të mësimdhënies”

Ministrja Manastirliu theksoi se për herë të parë këtë vit do ketë vlerësim edhe për mësuesit.

Në prezantimit të arritjeve të Maturës Shtetërore 2023 rezultoi se shkalla e kalueshmërisë arriti në 99.02% nga 98.71% që ishte një vit më parë. Rezultati më i lartë u arrit në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa rezultati më i ulët ishte në Matematikë.