
Rezultatet paraprake, Rama përmbush parashikimin 50+, sa bashki ka marrë opozita?
Duket se është përmbushur deri në këto momente parashikimi i kryeministrit Rama për rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit, i bërë pak pas mbylljes së procesit së votimit.
Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ, Partia Socialiste udhëheq në 53 bashki, “Bashkë Fitojmë” merr në drejtim 7 bashki, teksa një bashki shkon për MEGA.
Garë ka ende në bashkinë e Kuçovës, ku Lefter Maliqi udhëheq me një diferencë të vogël ndaj kandidatit socialist Kreshnik Hajdari.
Në mbyllje të votimit, kryeministri Rama parashikoi se PS do të merrte më shumë se 50 bashki, teksa opozitën e shihte fituese në jo më shumë se 11 bashki.
Aktualisht po numërohen votat dhe në Shkodër, Malësi e Madhe, Kurbin, Kavajë, Krujë, Durrës, Divjakë, por diferencat mes kandidatëve janë tepër të mëdha për të pasur një përmbysje.