Rezultatet e “Pisa”, këmbanë alarmi për arsimin në Shqipëri

Rezultatet e ‘Pisës’ janë këmbanë alarmi për cilësinë e arsimit 9 –vjeçarë për vendin tonë. Sipas ekspertëve faktor për këtë rënie drastike në rezultatet e të nxënësve 15-vjeçarë janë komplekse, duke nisur nga programet e teksteve e deri tek formimi i mësuesve.

Në vlerësim e“PISA 2022” u përfshinë rreth 2600 nxënës nga 274 shkolla publike të vendit.

Rezultatet dëshmuan përkeqësim të aftësive të nxënësve për lëndën e matematikës, leximit dhe shkencë. Sipas eskpertit të arsimit, Migen Qiraxhi, duhet një ndërhyrje emergjente.

Kryetari i sindikatës së arsimit, Nevrus Kaptelli tha se situata në arsim pritet të përkeqësohet nëse arsimi nuk do jetë prioriteti kryesor i qeverisë.

Në lidhje me rezultatet e PISA-S kryeministri Edi Rama ka thënë se qeveria dhe minsitria e Arisimit do të marri një plan masash, por ende nuk është detajuar asgjë konkrete se çfarë hapash do të ndërrmerren.