Rezidentët në Britani “revoltohen” pas vendosjes së skemës së “qyteteve 15-minutëshe”

Rezidentë të zemëruar me politikat e reja të “reduktimit të trafikut në zonat rezidenciale” të qeverisë britanike, kanë nisur një sulm të paprecedentë ndaj skemave të kontestuara duke i djegur ato e duke sulmuar “aktivistët e gjelbër” që i mbronin në veri të Britanisë.

Qytetarë në zonën Rochdale pranë Manchester dogjën sot një numër ndarësesh që bllokonin rrugët, të cilat ishin instaluar javës që shkoi nga zyrtarët. Episodet e dhunës po bëhen gjithnjë e më të zakonshme për të zgjidhur çështjen e trafikut të bllokuar nga këta të ashtuquajtur ‘aktivistë kundër ndotjes’, në zona si Londra,  Manchester e Birmingam.

Ideja e re e “qyteteve 15-minutëshe” nxitet nga qeveria me vendosjen e bllokimeve rrugore me argumentin se shtyn njerëzit të ecin ose të përdorin biçikleta. Por kritikët thonë se ndalon që njerëzit të kryejnë punët e tyre të përditshme dhe varfëron zonat më të varfra në favor të atyre më të pasura. Kritikë më të ashpër thonë se ato janë një masë izolimi dhe kontrolli, sipas rendit shoqëror të qytetarëve.