Revolucioni në fushën e automjeteve. Vjen lloji i ri i baterive

Prodhuesi kinez i veturave, JAC Motors, së shpejti do të prezantojë veturën e parë elektrike me bateri me jon natriumi.

Megjithëse teknologjia e baterive me jon natriumi është ende në fillimet e saj, ajo ka kosto më të ulët, furnizime më të bollshme, dhe performancë më të mirë, sidomos në mot të ftohtë.
Shitjet e modelit të ri, JAC Yiwei EV, pritet të fillojnë në janar të vitit 2024.