Restoranti shqiptar “Ç’ka Ka Qëllu”, renditet ndër 100 më të mirët në New York

The New York Times ka publikuar një listë të 100 restoranteve më të mirë, ku mes tyre është edhe restoranti shqiptar “Ç’ka Ka Qëllu”, pronari i të cilit është shtetasi nga Kosova, Ramiz Kukaj.

Restoranti gatuan vetëm ushqime tradicionale të Shqipërisë dhe Kosovës ndërsa në ambiente ka të ruajtura edhe objekte tradicionale të vendeve tona të cilat pronari ka dërguar deri në Amerikë. Restoranti është i hapur në dy vende, Bronx, Manhattan dhe Stamford Ct.

“Ç’ka Ka Qëllu”, Në Bronx, një zë i vetmuar në shkretëtirë që na thërriste  për të vlerësuar gatimet e Shqipërisë së veriut dhe Kosovës.” shkruan kritiku i restoranteve i The New York Times.

Restoranti shqiptar arriti të sigurojë vendin 94.