Republikanët rimarrin Dhomën e Përfaqësuesve

Republikanët kanë siguruar 218 vendet e nevojshme për një shumicë në dhomën e ulët të Kongresit një javë pas zgjedhjeve të mesmandatit. Ndërsa diferenca e partisë në Dhomën e Përfaqësuesve është e pakët, mjafton që të pengojë axhendën e presidentit Joe Biden për dy vitet e ardhshme.

Por demokratët do të mbajnë kontrollin e Senatit kur Kongresi i ri të mblidhet në janar.