Republikanët edhe më pranë fitores së Dhomës së Përfaqësuesve

Republikanët iu afruan edhe më shumë mundësisë për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Për kontrollin e kësaj dhome nevojiten të paktën 218 vende nga 435 që ka ajo gjithsej. Aktualisht republikanët kanë fituar 209, ndërsa demokratët 192.

Fati i Senatit varet nga rezultati në disa gara të ngushta. Aktualisht pritet rezultati për Nevadën dhe Arizonën ndërsa Xhorxhia ka kaluar në balotazh, i cili do të mbahet më 6 dhjetor.

Secila parti mund të marrë kontrollin e Senatit nëse i fiton të dyja garat.