Reperi Kelly fajtor për abuzime seksuale, dëshmon edhe kumbara e tij

Një gjykatë në Çikago ka shpallur këngëtarin e muzikës R&B, Robert Kelly, tashme 55 vjeç fajtor për krime seksuale. Ai akuzohet për pornografi me fëmijë dhe joshje të vajzave të mitura duke iu kërkuar marrëdhënie seksuale.

Në gjyqin e tij të fundit, Kelly u përball me gjithsej 13 akuza, shtatë prej të cilave ai u shpall i pafajshëm, si pengim i drejtësisë dhe konspiracion për një biznes pornografik.

Vendimi erdhi pasi juristët diskutuan për 11 orë në dy ditë. Në Çikago, një dënim për vetëm një akuzë që përfshin pornografi ndaj fëmijëve mbart një dënim minimal të detyrueshëm prej 10 vjetësh.

Gjatë gjyqit pesë-javor, disa gra dëshmuan se këngëtari kishte abuzuar seksualisht me to, teksa ishin të mitura.

Juria pa gjithashtu një video të Kelly-t duke ngacmuar edhe kumbarën e tij dhe kjo e fundit ka dëshmuar se abuzimi filloi në vitet 1990 kur ajo ishte ende adoleshente.

Në qershor, Kelly u dënua me 30 vjet burg nga gjykata federale e Nju Jorkut me akuza për shantazh dhe prostitucion.

Kelly gjithashtu përballet me akuza të ndryshme në Illinois dhe Minesota.

*Tibo News