Reperi i “Gangsta’s Paradise”, Coolio vdes në moshën 59-vjeçare

Coolio, reperi i viteve ’90 që ndezi listat muzikore me hite si “Gangsta’s Paradise” dhe “Fantastic Voyage” ka vdekur në moshën 59-vjeçare, ka njoftuar menaxheri i tij Jarez Posey.

Posey tha se Coolio vdiq të mërkurën pasdite.

Detaje mbi rrethanat e vdekjes nuk u dhanë.

Erik Scott, kreu i emergjencave civile të Los Angeles tregoi se mjekët shkuan në shtëpinë e tij në në bllokun 2900 të South Chesapeake Ave rreth orës 4 të pasdites pas një telefonate urgjence. Mjekët thanë se e kanë gjetur të shtrirë dhe për 45 minuta kanë tentuar ta kthejnë në jetë, por pa sukses. Coolio u shpall i vdekur në orën 17:00 me orën lokale.

Karriera e tij rep filloi në vitet ’80 dhe ai fitoi famë në skenën underground.

“Fantastic Voyage” ishte kënga e parë që vërtet bëri bujë.

Ndoshta kënga e tij më e madhe, “Gangsta’s Paradise”, nga kolona zanore deri te filmi “Dangerous Minds”, e rriti famën e tij, pasi fitoi dhe një Grammy në vitin 1996.

Në korrik 2022, kënga arriti një moment historik prej një miliard shikimesh në YouTube.

Gjatë karrierës së tij, Coolio shiti më shumë se 17 milionë disqe.

Coolio ka punoi dhe këngën për serialin e njohur televiziv Nickelodeon “Kenan and Kel” dhe dha kontribut në albumin “Dexter’s Laboratory: The Hip-Hop Experiment”, i cili përmbante këngë nga artistë të ndryshëm hip-hop që u frymëzuan nga seriali i animuar Cartoon Network.

Vitet e fundit, Coolio gëzonte përfitimet e të qenit një figurë nostalgjike, duke bërë shfaqje televizive në shfaqje si “Celebrity Cook Off” dhe “Celebrity Chopped”.

Ai gjithashtu kishte një shfaqje në Oxygen, “Coolio’s Rules”, që u transmetua në vitin 2008.

 

*TiboNews