Rënie gurësh në Afganistan, 25 të vdekur dhe 8 të plagosur

Të dielën në provincën Nuristan të Afganistanit verilindor ka patur një rënie masive të gurëve të shkaktuar nga reshjet e dendura të dëborës, ku per pasojë kanë mbetur të vrarë 25 persona dhe 8 të tjerë të plagosur.

“Për shkak të rënies së gurëve, rreth 25 bashkëqytetarë tanë u vranë dhe tetë u plagosën,” tha Janan Sayegh, zëdhënësi i ministrisë. Ai shtoi se numri i viktimave mund të rritet.

“Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar në terren dhe numri i të vdekurve mund të rritet”, vlerësoi gjithashtu Jamullah Hashimi, kreu i departamentit të informacionit dhe kulturës në provincën Nuristan.

Ortekët ose rrëshqitjet e dheut ndodhin çdo vit në veriun malor të Afganistanit, të cilat rezultojnë edhe më vdekjeprurëse pasi autoritetet nuk kanë pajisjet e nevojshme për të shpëtuar të bllokuarit.