AlbanianEnglish

Rënie e ndjeshme e temperaturave, shihni tabelën me parashikimin

Sipas MeteoAlb: Do të vijojë nën ndikimin e motit te paqëndrueshëm territori shqiptar duke bërë që vranësirat të jenë dominate. Priten reshje dëbore në të gjithë zonën malore Lindore ndërsa reshje të pakta shiu do të ketë në bregdet dhe zonat e ulëta.

Orët e pasdites do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike si edhe rënie të ndjeshme të temperaturave për shkak të qarkullimit të masava ajrore nga verilindja e Europës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por më e ndjeshme rënia pritet në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

*Tibo News

You don't have permission to register