
Rënia e krerëve në blegtori çon në rekord importet e mishit
Rënia e numrit të krerëve të bagëtive kryesisht (dele, lopë dhe dhi) me rreth 20 % në pesë vitet e fundit përveçse po ndikon në rritjen e çmimeve të prodhimeve vendase, mishit dhe bulmetit, po çon në përkeqësimin e bilancit tregtar me jashtë. Vitin e kaluar importet e mishit shënuan 43,8 mijë tonë, me një rritje 9 për qind duke arritur rekord në dy dekadat e fundit, sipas të dhënave të INSTAT. Importet e mishit pritet të rriten me tej përshkak të rënies së shpejtë të numrit të bagëtive. importet e mishit do të nxiten edhe nga rritja e kërkesës për shkak rritjes së numrit të turistëve. Gjatë vitit të kaluar kanë vizituar vendin rreth 5.7 milionë vizitorë të huaj.