
Rëndësia e një “Pit-Stop”-i të shpejtë në Formula 1
Njëzetë mekanikë dhe dy ndihmës mundet t’i japin një piloti në Formulën 1 sekonda avantazh. Kjo mund të ndodhë nëse i ashtuquajturi “Pit-Stop” shkon në mënyrë perfekte.
Por gjithçka kërkon koordinim në ekip, praktikë dhe përvojë pasi mjafton një detaj në vonesë dhe kjo mund t’i kushtojë shtrenjtë garës.
“Pit-Stop”-i nis me një mekanik që drejton pilotin në parkim dhe ngre makinën 6 centimetra mbi tokë.
Komunikimi në radio ndërpritet, pasi përqendrimi është vendimtar në zëvendësimin e gomave. Për çdo gomë rrinë tre mekanikë. Njëri komandon pistoletën me kompresor ajri dhe bulona magnetike, dy të tjerët heqin dhe vendosin gomat.
Por në “Pit-Stop” mund të bëhen ndryshime të tjera, si ndryshimi i pjesëve të dëmtuara, rregullimi i aerodinamikës, bishtit apo pasqyrave. Kjo kërkon gjithashtu përqendrim më vete në çdo pjesë të makinës.
Një mekanik monitoron gjithë procesin dhe mund t’i japë dritën jeshile vijimit të garës kur sigurohet se gjithçka është në rregull. Por koha më e madhe kërkohet kryesisht në furnizimin me karburant, që zakonisht kërkon nga 6 deri në 12 sekonda.
Ishte viti 2013 kur Ferrari ia doli t’i japë një ndihmë të madhe Fernando Alonsos me një mesatare prej rreth 2 sekondash për zëvendësimin e gomave. Skuadra e Williams në vitin 2016 e zbriti në 1.92 sekonda dhe rekordi mbahet nga Red Bull Racing me 1.82.
Për ta kuptuar se sa shpejt është, zakonisht në kaq pak kohë, kollitemi, marrim frymë thellë, hedhim një monedhë apo duartrokasim.
*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.