
Renault synon të listohet në bursat ndërkombëtare
Renault, kompania franceze e prodhimit të automjeteve ka njoftuar këtë të martë mbi planin e saj për të ndarë aktivitetin e biznesit në 5 njësi.
Një nga këto njësi do të jetë e lidhur me prodhimin e automjeteve elektrike dhe do të tregtohet në bursat ndërkombëtare me emrin Ampere.
Prite që listimi në bursë i Renault të bëhet përgjat vitit 2023.
Njësia e prodhimi të motorëve të kompanisë si pasojë e ndarjes do të krijojë një partneritet me rivalin kinez, Geely.
Kjo kompani me bazë në Kinë e cila zotëron Volvo Cars dhe ka aksione në Mecedes-Benz syon të zgjerohet jashtë vendit nëpërmjet partneritetit me Renault.
Tri njësitë e tjera të kompanisë do të merren me markën e makinave sportive Alpine, shërbimet financiare dhe produktet e reja të lëvizjes.
Renault shpreson se kjo lëvizje e re dhe listimi në bursat ndërkombëtare do të sjellë rritje të vlerës së saj dhe tejkalim të problemeve financiare .
Kompania synon të konkurojë së shpejti edhe me prodhuesin e automjeteve amerikane Tesla.
*TiboNews