
Renault shet aksionet e kompanisë ruse për një shifër modeste
Renault do t’i shesë për vetëm një rubla pjesën më të madhe të aksioneve të prodhuesit të makinave Avtovaz një instituti shkencor rus.
Shitja e aksioneve mendohet të jetë me një opsion gjashtë-vjeçar me të drejtën e riblerjes në të ardhmen.
Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin tha se do të ruante mijëra vende pune në fabrikën e Renault-it në qytet.
Prodhuesi francez i makinave më i ekspozuar ndaj tregut rus tha se zotërimi i tij prej afro 67.69% në Avtovaz do t’i shitej Institutit Qendror Rus të Kërkimit dhe Zhvillimit të Automobilave.
Renault Rusia dhe aksionet e Avtovaz u shitën për 0,016 dollarë secila.
Renault kishte vlerësuar asetet e saj ruse në 2.2 miliardë euro vitin e kaluar.
CEO i prodhuesit të makinave, Luca de Meo tha se ka marrë një vendim të vështirë, por të domosdoshëm ndaj 45,000 punonjësve tanë në Rusi.
De Meo ka qenë i qartë për dëshirën e prodhuesit francez të makinave për t’u kthyer në Rusi pas zgjidhjes së luftës në Ukrainë dhe rivendosjes së marrëdhënieve normale përfundimisht.
Ikona Moskvich, e cila është një kompani vendase e Moskës, pushoi së prodhuari rreth dy dekada më parë.
Por kryebashkiaku Sobyanin tha se Moska po punonte me prodhuesin e kamionëve Kamaz për të lokalizuar sa më shumë prodhimin e komponentëve të automjeteve në Rusi.
Renault, 15% në pronësi të shtetit francez, konfirmoi një zhvlerësim prej afro 2.2 miliardë dollarësh për të pasqyruar kostot e mundshme të pezullimit të operacioneve ruse.
Më shumë se 400 kompani janë tërhequr nga Rusia që kur ajo pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, duke lënë asete me vlerë miliarda dollarë.
Rusia i quan veprimet e saj një “operacion special” për të çarmatosur Ukrainën dhe për ta mbrojtur atë nga fashistët.
Ukraina dhe Perëndimi thonë se akuza fashiste është e pabazë dhe lufta është një akt i paprovokuar agresioni.