
Rekord vdekjesh nga mbidoza e ilaçeve në SHBA
Numri i vdekjeve nga mbidoza e ilaçeve në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve është dyfishuar në SHBA sipas një studimi të publikuar nga autoritetet shëndetësore amerikane. Mesatarisht, numri i vdekjeve të adoleshentëve nga mbidoza e ilaçeve u rrit me 109% nga 2019 në 2021.
Numri i përdorimit të fentanilit të prodhuar ilegalisht u rrit me 182%. Sipas studimit, të paktën një e katërta e vdekjeve të adoleshentëve nga mbidoza ishin për shkak të pilulave pa recetë.