Rekord të ardhurash, 1,1 miliardë euro vetëm nga turistët

Turistët e huaj të cilët erdhën për pushime në Shqipëri në pjesën parë të vitit shpenzuan 1.1 miliardë euro. Shifrat flasin për fluks parash me rritje 65% në raport me vitin e kaluar. Të ardhurat nga turizmi rezultojnë të jenë më të larta edhe se 6-mujori i vitit 2019, që cilësohet edhe si viti i mbarë turistik, ku prurjet vjetore ishin 1.9 mld euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e shpenzimeve nga turistët këtë periudhë është ndikuar edhe nga finalja e Conference League Roma-Fejnord, apo festivalet e organizuara ne disa qytete.

Nga ana tjetër, edhe shqiptarët që udhëtojnë jashtë vendit kanë rritur shpenzimet duke bërë që vetëm në pjesën e parë të vitit të shpenzojnë përtej kufijve 794 milionë euro, rreth 395 milionë euro më shumë se krahasuar me një vit më parë.