Rekord në MB, shqiptarët lindin 3000 foshnje në vit

Sipas një raporti, shqiptarët mbajnë rekord në Britani për sa i përket lindjes së fëmijëve, me 3000 foshnje të lindura brenda një viti.

 

Shifrat kanë ngritur pikëpyetje për numrin e vërtetë të popullsisë shqiptare në Britaninë e Madhe, e cila sipas regjistrimit zyrtar është më pak se 50,000.

 

Lajmi vjen pas raportit të publikuar ku thuhej se 4 nga 10 emigrantë që kalonin me gomone ishin nga Shqipëria, vend i cilësuar nga Britania si një komb paqësor në bisedime për t’iu bashkuar Bashkimit Europian.